
Rreth Global Power
Global Power është themeluar në vitin 2016 dhe është një kompani e profilizuar në fushën e energjisë së rinovueshme, e fokusuar në sektorin e paneleve fotovoltaike, si në instalim ashtu edhe në shitje me shumicë.
Misioni Ynë
Misioni ynë bazohet në promovimin e prodhimin e energjisë me burime të rinovueshme dhe ndikim të ulët mjedisor, veçanërisht duke pasur parasysh pozicionin shumë të favorshëm gjeografik që ka Shqipëria.
Cilësia
Ne jemi të përkushtuar ndaj standardeve më të larta duke përzgjedhur komponentë me cilësi premium dhe modelet me performancën më të mirë për të siguruar rendimentin optimal të sistemit. Ekipet tona të instalimit kujdesen për çdo detaj 'nga panelet deri tek bulonave të çatisë'.
Profesionalizmi
Përvoja e klientit është në qendër të çdo vendimi tonë, me menaxhim të kujdesshëm të projektit nga dizajni deri në përfundimin e instalimit.
Ekipi
Ekipet tona të instalimit me përvojë ofrojnë sisteme diellore të ndërtuara mirë, brenda afateve kohore dhe buxhetit, pa kompromentuar cilësinë.
Global Power shërben si partner i autorizuar shpërndarës për panelet diellore fotovoltaike Longi, një lider global në industrinë diellore, i njohur për efikasitetin e lartë dhe përkushtimin ndaj qëndrueshmërisë.